Shkëlqimi i Ardon Jasharit në Top 15-she, bashkë me Messin e Ronaldon

  • S.A /
  • 22 December 2022 - 11:05
Shkëlqimi i Ardon Jasharit në Top 15-she, bashkë me Messin e Ronaldon

Edhe  pse  futbollisti kosovar Ardon Jashari nuk la gjurmë në fushën e blertë në Botërorin e Katarit, megjithatë sukses ishte se ishte protagonist jashtë saj, shkruan "Kosova Sot Online".

Sensacioni shqiptar u përfshi në listën e trajnerit Murat Yakin për pjesëmarrje në Kupën e Botës me Zvicrën. 

Ai luajti pak minuta në “Katar 2022”, por ishte protagonist sidomos në lojën me Serbinë, kur Granit Xhaka e veshi fanellën e tij pas lojës për të festuar me mbiemrin Jashari, derisa shumëkush e lidhi këtë me familjen legjendare Jashari, respektivisht me krye-komandantin Adem Jashari.E kjo zatën ka bërë që Ardon Jashari të marrë hov në rrjetet sociale. Në fakt, futbollisti i Luzernit e sheh veten në Top 15 futbollistët që e patën rritjen më të madhe të ndjekësve në Instagram. Në bazë të statistikave të nxjerra nga platforma “Wettbasis”, Jashari pati ngritje prej 335% të ndjekësve, krahasuar me periudhën e para Botërorit me atë të pas Botërorit. Në këtë listë gjenden edhe yjet si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo e Kylian Mbappe, që patën rritje të hatashme në këtë rrjet social. Pati lojtarë që kishin rritje madje në mbi 9 mijë për qind, shkruan “Kosova Sot Online ". Messit pas triumfit në Kupën e Botës iu shtuan 25 milionë ndjekës në Instagram, kurse Ronaldos 22 milionë.

(Kosova Sot Online )