Messi ka vendosur për sezonin e ardhshëm, kontratën do ta nënshkruajë me ekipin e ri pas kalimit të pushimeve

  • S.A /
  • 22 December 2022 - 11:17
Messi ka vendosur për sezonin e ardhshëm, kontratën do ta nënshkruajë me ekipin e ri  pas kalimit të pushimeve

Lionel Messi ka hequr të gjitha dilemat, duke vendosur  se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm, por fillimisht,  pas triumfit në Kupën e Botës, ylli argjentinas e ka ndërmend të shkojë në pushime, transmeton "Kosova Sot Online ".

E më pas, mediumi italian “La Gazzetta dello Sport” raporton se shtatë herë fituesi i Topit të Artë do ta vazhdojë kontratën me Paris Saint-Germainin, përcjell “Kosova Sot Online ".

Gjithnjë sipas këtij mediumi, ish-futbollisti i Barcelonës do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare, që nënkupton se ai do të mbetet në “Parkun e Princave” deri më 30 qershor të vitit 2024.

Nuk janë bërë ende të qarta shifrat, por ka mundësi që kanë mbetur të caktohen veç bonuset, që mund ta arrijnë shifrën e 30 milionë eurove neto, të cilat i merr 35 vjeçari edhe në kontratën aktuale.

Duket se marrëveshja mes palëve është arritur para përfundimit të Botërorit, ndërsa zyrtarizimi i kontratës së re do të bëhet pas pushimeve të Messit.

Me këtë rast bie në ujë opsioni i rikthimit të Leos në Barcelonë në verën e ardhshme, shkruan “Kosova Sot Online". Kjo do të mundë të ndodhë veç në verën e vitit 2024.Messi po e kalon një formë të lartë këtë sezon me PSG-në, të cilën e transmetoi edhe në “Katar 2022”, ku ishte protagonist dhe ku u zgjodh edhe lojtari më i mirë i turneut.

(Kosova Sot Online )