Popullsia civile serbe lojale ndaj shtetit

Popullsia civile serbe lojale ndaj shtetit
Popullsia civile serbe lojale ndaj shtetit

Agim Bajrami

  • 21 December 2022 - 07:44

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Tani Serbia është në fushatë intensive agresive kundër, shtetit të Kosovës ,duke infiltruar dhe vendos grupe paramilitare serbo-ruse e serbëve boshnjak, për të kundërshtuar dhe sulmuar forcat e rendit kushtetues të Kosovë dhe të atyre ndërkombëtare, duke i terrorizuar qytetarët serbë të Kosovës, përmes vendosjes së grupeve kriminale të armatosura nga Serbia, për ti shtyrë ti vendosin dhe dalin nëpër barrikada përmes të cilave kanë bllokuar, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe qarkullimin e mallrave nëpër rrugët e Kosovës, si dhe duke i detyruar serbët kosovarë, të largohen nga institucionet shtetërore dhe të jetës shoqërore,me qëllim që të krijohet pasiguria,frika dhe gjendja e luftës tek qytetarët e Kosovës.

-Përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës është vetëm një ndarje e hollë para konfliktit të armatosur! Dhe pse? Serbia për më shumë se një dekadë ka armatos forcat e saja ushtarake me të gjitha llojet e armatimit të rëndë ofensive. Dhe kryesisht për qëllimet kundër vendeve fqinje si; kundër Kroacisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi,e veçmas kundër sovranitetit dhe integritetit kushtetues të shtetit të Kosovës. Serbia, në politikën e saj shtetërore, e ka të projektuar, hegjemonin e saj kombëtar, " se ku gjendet një serb, shtrihet dhe duhet të jetë shteti serb. Serbia në vazhdimësi, ka përdorur, maskimin e politikës së saj të qeverisjes,se kinse është për politikë paqësore , dhe të integrimeve evropiane, ndërsa, në anën tjetër, ka nxitë,ushqyer, përkrahë e mbështet minoritetet serbe nëpër shtetet fqinjë, të rebelohen përmes miteve të kishës sllave, në Mal të Zi, kundër federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, përmes kërcënimit dhe bllokimit, nga Republika Srpska në Banjallukë, për ndarje, dhe bllokimin e funksionimit të federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, e krijuar , nga marrëveshja e Dejtonit.

Tani Serbia është në fushatë intensive agresive kundër, shtetit të Kosovës ,duke infiltruar dhe vendos grupe paramilitare serbo-ruse e serbëve boshnjak, për të kundërshtuar dhe sulmuar forcat e rendit kushtetues të Kosovë dhe të atyre ndërkombëtare, duke i terrorizuar qytetarët serbë të Kosovës, përmes vendosjes së grupeve kriminale të armatosura nga Serbia ,për ti shtyrë ti vendosin dhe dalin nëpër barrikada përmes të cilave kanë bllokuar, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe qarkullimin e mallrave nëpër rrugët e Kosovës, si dhe duke i detyruar serbët kosovarë, të largohen nga institucionet shtetërore dhe të jetës shoqërore,me qëllim që të krijohet pasiguria,frika dhe gjendja e luftës tek qytetarët e Kosovës.

Serbia e bindur, se rrethanat e zhvillimeve ndërkombëtare janë në favorin e saj,po bënë të gjitha përpjekjet shtetërore, të provokoj luftën në “Veri të Kosovës”, madje edhe me mundësinë e fortë, duke e ushtruar ndonjë masakër tek popullata civile serbe nga grupet e dirigjuara kriminale të armatosura serbe,apo të shërbimeve të saja të specializuara për kryerjen e masakrave në popullsinë civile,tanimë të fokusuara nëpër vendbanimet me shumicë serbe, dhe për këtë, ti fajësojë shqiptarët, dhe për të krijuar pretekstin, e përdorimit të agresionit nga ana e forcave serbe, mbi shtetin, institucionet dhe popullatën civile në Kosovë.

KFOR-i,EULEX-i, Policia e Kosovës, FSK-ja ,duhet të jenë vigjilent,të kujdesshëm,dhe në çdo rast të gatshëm të veprojnë, ndaj çfarëdo situate apo rrethane të pa pritur, që mund të shkaktohet, nga 'politika fashiste dhe hegjemoniste e kriminelit serbë Vuçiq ,dhe mbi të gjitha, të jenë të përqendruar në angazhimin e tyre, në mbrojtjen e qytetarëve serb të Kosovës, nga grupet e armatosura kriminale serbo-ruse të dërguar, dirigjuara, mbikëqyrura e kontrolluara, dhe të financuara nga Serbia nëpër vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".