Zyrtare: Meksikani Guillermo Ochoa i bashkohet klubit nga Serie A

  • S.A /
  • 23 December 2022 - 10:56
Zyrtare: Meksikani  Guillermo Ochoa i bashkohet klubit nga Serie A

Portieri meksikan, Guillermo Ochoa ka nënshkruar me klubin e Serie A, Salernitana. Tash e tutje, 

portieri 37-vjeçar do ta ketë eksperiencën e tij të parë në Serie A, shkruan "Kosova Sot Online ".

Ochoa edhe zyrtarisht i bashkohet ekipit italian në një kontratë gjashtë mujore, deri në fund të sezonit aktual.

Ochoa është dalluar çdoherë me paraqitjet e tij në Botërore me Meksikën, kurse klubi më i madh ku është paraqitur ka qenë në Spanjë me Malagan dhe Granadan.

(Kosova Sot Online )