Toni Kroos e gozhdon gazetaren gjermane që tha se gjermani zhgënjeu në Kupën e Botës

  • S.A /
  • 24 December 2022 - 14:54
Toni Kroos e gozhdon  gazetaren gjermane  që tha se gjermani zhgënjeu në Kupën e Botës

Ka kaluar më shumë se një vit që nga koha kur Toni Kroos vendosi të pensionohet nga Kombëtarja e Gjermanisë.Megjithatë, duket se ka nga ata që ende nuk e dinë këtë , transmeton "Kosova Sot Online ".

Cristina Cubero është gazetarja që duket se as nuk e ka ndjekur Kupën e Botës “Katar 2022”.

E pyetur në “El Chiringuito” se kush mendon se ishin lojtarët që zhgënjyen gjatë turneut, ajo fillimisht u përgjigj me Vinicius Junio, përpara se të përmendte edhe një tjetër lojtar të Real Madridit.

“Do të thoja një emër nga kombëtarja gjermane, Toni Kroos”, u shpreh ajo.

Mesfushori gjerman i është përgjigjur kësaj në “Twitter” duke shkruar: “E dija që dikush do të më fajësonte mua”. 

(Kosova Sot Online )