Ndeshja e basketbollit që pëfundoi me fatkeqësi, shembet tribuna e pësojnë dhjetëra të lënduar

  • S.A /
  • 26 December 2022 - 10:52
Ndeshja e basketbollit që pëfundoi me fatkeqësi, shembet tribuna e pësojnë  dhjetëra të lënduar

Së paku 27 persona janë lënduar kur një pjesë e tribunave u shemb në një ndeshje të basketbollit në Egjipt gjatë fundjavës, thonë zyrtarët e vendit, përcjell “Kosova Sot Online ".

Sipas tyre, incidenti në distriktin “6 Tetori”, mund të jetë shkaktuar nga një rrëmujë në çerekun e tretë të ndeshjes së Superkupës së Egjiptit mes ekipit nga Kajro, Al Ahly dhe Al Ittihad nga Alexandria.

Zyrtarër thonë se asnjë prej 27 të lënduarve nuk e ka jetën në rrezik, por që kanë pësuar thyerje dhe ndrydhje në pjesë të ndryshme të trupit.

(Kosova Sot Online )