Edhe Cristiano Jr ndjek rrugën e babait të tij, largohet nga Man Utd, rikthehet tek Real Madridi

  • S.A /
  • 28 December 2022 - 11:07
Edhe Cristiano Jr ndjek rrugën e babait të tij,  largohet nga Man Utd, rikthehet tek Real Madridi

Cristiano Ronaldo Jr e ka ndjekur rrugën e babait të tij për t’u larguar nga Manchester United, ndërsa u regjistrua përsëri në akademinë e Real Madridit, transmeton "Kosova Sot Online".

12 vjeçari në të kaluarën kishte luajtur në klubet ku ka luajtur babai i tij, pra për të rinjtë, duke e përfaqësuar Realin, pastaj Juventusin dhe në fund Man Utd, kur i biri i tij u rikthye në “Old Trafford”. E tash, pas largimit të bujshëm të Ronaldos nga “Teatri i Ëndrrave” pasi i prishi marrëdhëniet me gjigantin britanik në muajin nëntor pas intervistës që e dha për Piers Morgan, djali i tij po ashtu lëvizi prej aty.

Gazetari Edu Cornago shkroi se Ronaldo Jr’ u rikthye të martën në akademinë e Realit, aty ku i kishte shënuar më shumë se 50 gola në 20 ndeshje në eksperiencën e parë. Cristiano Jr është lindur në San Diego në vitin 2010 dhe pseudonimi i tij është “Cristianinho” ose “Cristiano i vogël”. E në ndërkohë, babai i tij është në negociata me Al Nassr dhe mund t’i bashkohet klubit arab në ditët apo javët në vazhdim, e ku do të mundë të paguhet deri në 200 milionë dollarë në vit. Shumë njerëz besojnë se Cristiano Jr do të bëhet lojtar i madh, por që do ta ketë të vështirë ta arrijë nivelin e babait të tij, i cili i ka fituar pesë Topa të Artë dhe thuajse gjithçka në karrierë.

(Kosova Sot Online )