Pep Guardiola shpërthen nga nervoza, doli nga vetja dhe e shqelmoi shishen, goditi një person dhe...

  • S.A /
  • 29 December 2022 - 13:12
Pep Guardiola shpërthen nga nervoza, doli nga vetja dhe  e shqelmoi shishen,  goditi një person dhe...

Një befasi e pa pritshme ka ndodhur së fundi me futbollistin Pep Guardiola , i cili ka dalë nga vetja mbrëmë në ndeshjen ndërmjet Manchester Cityt dhe Leeds United. Edhe pse skuadra e tij po fitonte me rezultat 3:1, me të cilin edhe u mbyll loja, trajneri spanjoll ishte nervoz në një rast kah fundi i ndeshjes. Madje, ai e shqelmoi një shishe plastike me këmbë dhe e goditi një pjesëtar të stafit në bankinë, transmeton "Kosova Sot Online".

Më pas, ish-trajneri i Barcelonës dhe i Bayern Munichut u pa duke e kapur kokën e tij dhe duke vrapuar shpejt për t’i kërkuar falje “viktimës”. Erling Haaland i shënoi dy gola dhe një e shtoi Rodri në fitoren e radhës së “Citizens”. Sidoqoftë, zemërimi dhe veprimi josportiv i Guardiolës, edhe pse pa dashje, i la hije të keqe kampionit aktual anglez. 

(Kosova Sot Online )