Usyk e konfirmoi dominimin ndaj Joshuas, Fury i pandalshëm

  • S.A /
  • 02 January 2023 - 10:12
Usyk e konfirmoi dominimin ndaj Joshuas, Fury i pandalshëm

Oleksandr Usyk ka mbetur mbret i boksit profesionist. Ukrainasi e mposhti gjatë vitit Anthony Joshuan, në rimeçin e zhvilluar në Arabinë Saudite. Kurse, Tyson Fury po ashtu e mbrojti titullin dhe tash po e pret meçin e madh me Usyk. Oleksandr Usyk është konfirmuar si mbret i boksit profesionist. Ukrainasi e mbrojti titullin e kampionit të botës duke e mposhtur përsëri Anthony Joshuan. Usyk fitoi me vendim të gjyqtarëve në rimeçin e zhvilluar në Arabinë Saudite.

35 vjeçari i mbrojti titujt WBA, IBF e WBO pasi dy referë ia dhanë atij fitoren me pikë, 115-113 e 116-112.

Kurse, një tjetër i dha pikë Joshuas, 115:113.

32 vjeçari ishte i frustruar pas meçit dhe reagoi ashpër, por në fund e pranoi humbjen.

Usyk me këtë rast tregoi se nuk është një rastësi apo befasi.

Ai gjatë vitit pritet të përballet me Tyson Furyn, për t’u kompletuar si boksieri më i mirë në botë.

Ndërkohë, Fury e ruajti brezin WBC pasi i fitoi dy meçe në vitin 2022.

Fillimisht në muajin prill e nokautoi në rundin e gjashtë Dillian Whiten në “Wembley Stadium në Londër në prani të 94 mijë shikuesve. Kurse, në dhjetor e mundi lehtësisht Derek Chisoran në “Tottenham Hostpur Stadium” në Londër. Fury është ende i pamposhtur në boksin profesionist dhe do të mundohet t’ia rrëmbejë krejt titujt ukrainasit Usyk. 

(Kosova Sot Online )