Shtyhet ndeshja e parë zyrtare e Al Nassr që pas transferimit të Cristiano Ronaldos

  • S.A /
  • 05 January 2023 - 15:56
Shtyhet ndeshja e parë zyrtare e Al Nassr që pas transferimit të Cristiano Ronaldos

Ndeshja e parë e Al Nassr në Pro Ligën Saudite që nga ardhja e Cristiano Ronaldos është shtyrë, ka konfirmuar klubi me anë të një deklarate në faqen zyrtare, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ronaldo e hodhi në letër një marrëveshje të madhe parash me klubi nga Arabia Saudite në fillim të kësaj jave. Pesë herë fituesi i Topit të Artë mori pjesë në një konferencë për shtyp në Mrsool Park përpara se të prezantohej në fushë. Sot (e enjte), Al Nassr do të kthehej në aksion në një ndeshje kundër skuadrës Al Ta’ee, në atë që do të ishte ndeshja e parë e klubit që nga transferimi i Ronaldos. Megjithatë, ndeshja tani është shtyrë për të premten për shkak të motit që ka ndikuar në energjinë elektrike të stadiumit.

Është vet klubi saudit që ka njoftuar me anë të një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Twitter. “Për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe kushteve të motit që ndikojnë në energjinë elektrike të stadiumit, ne jemi njoftuar zyrtarisht se ndeshja e sotme kundër Al Ta’ee është shtyrë për 24 orë”. “Kërkojmë ndjesë për shqetësimet e shkaktuara për fansat dhe u urojmë të gjithëve udhëtime të sigurta”, thuhet në njoftimin e Al Nassr. 

(Kosova Sot Online )