Ramos në futbollin spanjoll, shpresa e madhe për të bërë kthesa

  • S.A /
  • 06 January 2023 - 10:38
Ramos në futbollin spanjoll, shpresa e madhe për të bërë kthesa

Ekspertët e  sportit të futbollit  oresin që Sergio Ramos mund ta bëjë një rikthim sensacional në futbollin spanjoll, shkruan "Kosova Sot Online".

Qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germainit po i kalon muajt e fundit të kontratës me klubin francez dhe palët nuk kanë dhënë shenja se duan ta vazhdojnë bashkëpunimin.

Për këtë arsye, mediumi “Fichajes” raporton se ish-futbollisti i Real Madridit mund të transferohet në Sevilla, përcjell “Kosova Sot Online ". Sidoqoftë, ish-përfaqësuesit spanjoll i duhet të pranojë t’i ulet paga nëse dëshiron të rikthehet në shtëpinë e tij të vjetër. Gjithashtu, raportohet se veteranin e mbrojtjes e do edhe klubi i ri i Cristiano Ronaldos, Al-Nassr. Shkaku i lëndimeve, Ramos nuk ka mundur të linte gjurmë në “Parkun e Princave”, derisa sezoni i parë i kishte shkuar thuajse i tëri në tribuna shkaku i problemeve me lëndimet. Ramos kishte fituar gjithçka të mundshme me Real Madridin para se t’i bashkohej PSG-së si lojtar i lirë në verën e vitit 2020. Ai konsiderohet si njëri prej mbrojtësve më të mirë në histori të futbollit. 


(Kosova Sot Online )