Mazraouit i thuhet troç, nuk guxon të luajë te Bayern Munichu

  • S.A /
  • 06 January 2023 - 16:21
Mazraouit i thuhet troç,  nuk guxon të luajë  te Bayern Munichu

Noussair Mazraoui do të jetë jashtë fushave të futbollit për ca kohë, pasi u diagnostikua me një inflamacion të indit të zemrës pas kontraktimit me COVID-19, shkruan "Kosova Sot Online".

Bayern Munichu bëri të ditur se marokeni humbi fitoren çerekfinale të kombëtares së tij ndaj Portugalisë në Kampionatin Botëror për shkak të kontraktimit me coronavirus, megjithëse mbrojtësi i krahut luajti kundër Francës në gjysmëfinale për 45 minuta.

Ai nuk u paraqit në humbjen e Marokut në play-off për vendin e tretë ndaj Kroacisë, supozohet se për shkak të një lëndimi muskulor.

Por, testet e mëtejshme mjekësore pas kthimit të tij në Bayern zbuluan se perikardi i Mazraouit – një qese mbrojtëse e mbushur me lëngje që rrethon zemrën dhe e ndihmon atë të funksionojë – është infektuar.

Një deklaratë e lëshuar nga Bayern të premten tha se 25-vjeçari nuk do të fluturojë me pjesën tjetër të skuadrës në Doha për një kamp stërvitor përpara rifillimit të Bundesligës pas dy javësh.

“Noussair Mazraoui është jashtë fillimisht pas një infeksioni me coronavirus. Një ekzaminim pasues në Mynih pas turneut të Kampionatit Botëror zbuloi një inflamacion të lehtë të perikardit, të cilin mbrojtësi tani do ta shërojë”, shkroi Bayern në Twitter.

Gazeta gjermane Bild raportoi se Mazraoui pritet të jetë jashtë fushës për gjashtë deri në tetë javë.

(Kosova Sot Online  )