Barcelona llogarit përforcim shtesë me Pavardin në sezonin e ardhshëm

  • S.A /
  • 09 January 2023 - 09:37
Barcelona  llogarit  përforcim shtesë me Pavardin në sezonin e ardhshëm

Ekipi i Barcelonës  po tregon interesim konkret për Benjamin Pavardin, transferimin e të cilit synon ta realizojë në afatin kalimtar të verës. Kështu ka raportuar së fundmi eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano. shkruan "Kosova Sot Online".

Sipas tij, kontaktet e para tashmë janë bërë dhe se gjithçka do të varet nga kushtet e ofruara.

Barcelona synon të shfrytëzojë situatën e Pavardit në “Allianz Arena”, pasi kontrata e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic, pranoi se ka pasur diskutime me lojtarin në një përpjekje për ta bindur atë për të qëndruar Ai tha gjithashtu se “nëse Pavard është në kontakt me klube të tjera apo jo, nuk më intereson”.

26-vjeçari nuk është se po kalon momente të mira kohëve të fundit, pasi raportohet se ka raporte të tensionuara me “Bavarezët”.

( Kosova Sot Online )