Pedri e drejton gishtin tek Xavi, është “fajtori” kryesor për golin e fitores kundër Atletico Madridit

  • S.A /
  • 09 January 2023 - 09:57
Pedri e drejton gishtin tek  Xavi,  është “fajtori” kryesor për golin e fitores kundër Atletico Madridit

Ekipi i Barcelones  u shkëput në tri pikë nga Real Madridi në krye të tabelës në La Liga, pas fitores së mbrëmshme 1:0 kundër Atletico Madridit. Ndeshja u vendos nga një gol i vetëm i Ousmane Dembeles në minutën e 22-të, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas Pedrit, në këtë gol rol të madh kishte trajneri i skuadrës, Xavi Hernandez. “Xavi është përgjegjës për golin sot”, tha mesfushori spanjoll për “Sport” pas ndeshjes.

“Ai gjithmonë më thotë të futem më shumë në fushë dhe të gjuaj, të rrezikoj, të guxoj një me një… Ndihem gjithnjë e më rehat në krye, kështu që Xavi është ‘fajtori’ për golin e sotëm”, shtoi Pedri.

“Rrëshqita, pashë hapësirë dhe gjeta Gavin, i cili përdori trupin e tij dhe ia dha Dembeles për të shënuar. Unë jam më afër zonës dhe është më komode të krijosh prej aty”, deklaroi Pedri.

Barcelona është lidere në tabelë me 41 pikë, e ndjekur nga Real Madridi me 38 sosh.

(Kosova Sot Online )