Interi i gatshëm për ta shitur holandezin, zbulohen klubet që po shprehin interesim për Dumfries,

  • S.A /
  • 10 January 2023 - 10:58
 Interi i gatshëm për ta shitur holandezin, zbulohen klubet që po shprehin interesim për Dumfries,

Interi është i gatshëm për të ndarë rrugët me Denzel Dumfries, nëse për të vije oferta që klubi e konsideron si të duhurën. Kështu ka raportuar eksperti italian i transferimeve, Nicolo Schira, i cili gjithashtu shtoi se tri klube janë të interesuara për shërbimet e holandezit, transmeton "Kosova Sot Online". Chelsea, Manchester United dhe Bayern Munichi thuhet se po monitorojnë Dumfriesin.

Schira kishte raportuar javë më parë se Interi e vlerëson 26-vjeçarin me 50 milionë euro.

Denzel Dumfries me “Nerazzurrët” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

(Kosova Sot Online )