Nuk kanë fund skandalet në Francë, agjentja akuzon presidentin e Federatës: Më shihte si gjoks dhe b*thë

  • S.A /
  • 10 January 2023 - 12:35
Nuk kanë fund skandalet në Francë, agjentja akuzon presidentin e Federatës: Më shihte si gjoks dhe b*thë

Duket se problemet nuk kanë fund për presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, Noel Lë Gret, i cili pas deklaratës që dha për Zidanin, tashmë akuzohet dhe nga agjentja e futbollistëve, Sonia Suid, transmeton "Kosova Sot Online".

Kjo e fundit shprehet se numri 1 i futbollit në Francë kërkonte të përfitonte seksualisht ndaj saj dhe se shumë herë ishte përpjekur që ta fuste atë në krevatin e tij.

“Unë jam një agjente e re dhe ai është presidenti i FFF-së. Isha e lumtur që do të kisha një takim me të. Unë isha 28 vjeçe ndërsa ai 72. Të paktën ai duhet të kishte pak respekt, por ai nuk më pa kurrë si një agjente. Ai më shihte si një karamele. Ta them në mënyrë më vulgare, ai me shihte si gjoks dhe b*thë! Kur arrita pash dy gota të mbushura me shampanjë. Unë u largova duke i thënë se do të takoja të fejuarin dhe ai më la të ikja. Ai e bëri të qartë që më donte mua në shtratin e tij. madje më ftoi dhe shumë herë të tjera për darkë”, u shpreh Suid. Kjo gjë ka ngritur sërish polemika të mëdha në Francë, me shumë persona që tashmë kanë filluar të kërkojnë largimin e tij nga Federata.

Kosova Sot Online )