Arsenali dhe Shakhtari afër marrëveshjes për Mudryk

  • S.A /
  • 10 January 2023 - 15:17
Arsenali dhe Shakhtari afër marrëveshjes për Mudryk

Arsenali raportohet se është një marrëveshjeje me Shakhtar Donetsk për transferimin e Mykhaylo Mudryk. Klubi londinez thuhet se është ende në negociata me homologët e tyre ukrainas, por të dyja palët duket se janë shumë afër marrëveshjes në lidhje me koston e përgjithshme të transferimit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas “Foot Mercato”, çmimi total për transferimin e Mudryk në “Emirates Stadium” mund të arrijë në 100 milionë euro. Disa bonuse janë ende duke u diskutuar dhe bisedimet do të vazhdojnë edhe në këtë javë.

Reprezentuesi i Ukrainës ka shënuar shtatë gola dhe ka regjistruar gjashtë asistime në 12 paraqitje në elitën e futbollit ukrainas.

21-vjeçari shkëlqeu gjithashtu gjatë fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, duke shënuar tre gola dhe shtuar dy asistime.

Te Arsenali besohet se janë të sigurt për nënshkrimin me Mudryk, i cili gjithashtu ka pranuar kushtet e ofruara nga “Topçinjtë” dhe dëshiron t’i bashkohet ekipit të Mikel Artetas.

Ndryshe, Mykhaylo Mudryk me Shakhtar Donetskun ka kontratë të vlefshme deri në fund të vitit 2026. 

(Kosova Sot Online )