Jon Jones po i zbulon muskujt, duket në formë fantastike para rikthimit në UFC

  • S.A /
  • 11 January 2023 - 13:36
Jon Jones  po i zbulon muskujt, duket në formë fantastike para rikthimit në UFC

Siç duket Jon Jones ka qenë shumë i përkushtuar në stërvitjet e tij, pasi duket absolutisht masiv në pamjet e publikuara në internet. Luftëtari 35 vjeçar pritet të bëjë rikthimin e tij pas tri vitesh, ku sipas së gjitha gjasave do të takohet me kampionin aktual të peshave të rënda të UFC-së, Francis Ngannou.

Edhe pse një përballje e tyre nuk është konfirmuar ende, Jones siç duket e ka marr rikthimin e tij me seriozitet.

Në një video të publikuar në internet Jones mund të shihet duke ngritur pesha të mëdha dhe duke praktikuar goditje, të cilat do të trembnin çdo kundërshtar të mundshëm.

Sipas Joe Rogan, pesha e Jones mund të jetë rreth 108 kilogram, dhe kjo nuk është aspak për t’u çuditur pasi ai duket më i madh se kurrë.

Jones është njëri ndër luftëtarët më të përfolur të UFC-së, ai mban shumë rekord në kategorinë e peshave të renda, duke përfshirë serinë më të gjatë të fitoreve, humbja e tij e vetme profesionale ishte kundër Matt Hamill.

(Kosova Sot Online )