Fjalët e para të Joao Felix si lojtar i ri i Chelseat

  • S.A /
  • 11 January 2023 - 16:33
Fjalët e para të Joao Felix si lojtar i ri i Chelseat

Joao Felix është shprehur i lumtur me transferimin e tij te Chelsea dhe mezi pret ta ndihmoj ekipin drejt objektivave. Chelsea gjatë ditës konfirmoi huazimin e yllit portugez nga Atletico Madridi deri në fund të sezonit.

Ky huazim nuk ka ndonjë opsion blerje, por për Joao Felix nuk ka shumë rëndësi, pasi ndihet i lumtur me hapin e bërë.

Është vet 23-vjeçari i cili ka thënë se mezi pret të luaj me ekipin nga Stamford Bridge.

“Chelsea është një nga skuadrat e mëdha në botë dhe shpresoj ta ndihmoj ekipin të arrijë objektivat e tyre”, ka thënë fillimisht Felix.

‘Jam shumë, shumë i lumtur që jam këtu dhe shumë i emocionuar për të luajtur në Stamford Bridge”, përfundoi portugezi. 

(Kosova Sot Online )