Z. Derek Schollet Këshilltar i Departamentit të Shtetit: Nëse për Ju Asociacioni është prioritet, për Kosovën është jetik!

Z. Derek Schollet Këshilltar i Departamentit të Shtetit: Nëse për Ju Asociacioni është prioritet, për Kosovën është jetik!
Z. Derek Schollet Këshilltar i Departamentit të Shtetit: Nëse për Ju Asociacioni është prioritet, për Kosovën është jetik!

Fadil Maloku

  • 11 January 2023 - 14:22

Shkruan: Sociologu - Fadil Maloku

Kosova, duket që s’mund ta REFUZOJ Asociacionin (se e ka obligim e trashëgimi nga Ahtisari, e që është ratifikuar nga ish qeveritë Thaçi e Mustafa!) ama,gjykoj se ajo MUNDET me i evitua dhe me i dekonstruktua si rreziqet dhe defektet juridike; ashtu edhe brishtësinë dhe kërcënimet politike; si qartësinë ashtu edhe krahasimin historik; si analogjinë e dëmit kolateral në sferën sociale ashtu edhe maturimin sociologjik, të atributeve që do i “prodhonte” amputimi eventual i çfarëdo tipi apo modeli të Asociacionit, në “fizikusin” dhe përmbajtjen e shtetësisë së Kosovës. Në fakt, Asociacioni (qoftë ai; mono etnike apo multi etnik; me kompetenca apo pa kompetenca; civil apo politika) ASESI s’ka me arrite me e “mshelë” hasmërinë e Kosovës me Serbinë! Përkundrazi, ai gjithnjë vetën ka me ushqye bashkë me hasmërinë, si pasigurinë ashtu edhe jo stabilitetin e rajonit.

Synime këto afatgjata që i nevojiten aq shumë si Amerikës ashtu edhe Evropës, në këto kohëra të trazuara. Por, cila është zgjidhja? Të shohim çfarë ofron ky Plani më i ri Franko-gjerman, e për të cilin mendoj se qeveria kosovare (nxitoj ta pranoj… ashtu në vija të trasha) dhe ajo e Serbisë (që kinse po e refuzon, a në fakt do e pranoj 100%) janë në hulumtim të mangësive dhe përparësive që i ofron ai. Modeli “franko- gjerman”, është si ai “shtrati i Prokrustit” *) të hanxhiut grek.

(* Sipas Mitologjisë greke, Prokrusti ishte një hanxhi që jetonte në Greqinë e lashtë. Ai strehonte në hanin e tij kalimtarë të rastit dhe kur vinte koha e gjumit përdorte për ta dy shtretër, njërin të shkurtër dhe tjetrin të gjatë. Natyrisht çdo bujtës që kalonte natën tek ai ishte ose më i gjatë ose më i shkurtër se shtretërit e tij. Kështu që më të gjatëve, u ofronte shtratin e shkurtër kurse më të shkurtërve të anasjellin. Që t’i bënte njësh me shtratin, të gjatëve ua shkurtonte këmbët me sharë, ndërsa të shkurtëve ua tërhiqte fort gjymtyrët deri në këputje…)

1. Modeli i “dy Gjermanive”, e ka vetëm një defekt të vetëm! E ai është se; ky defekt sa është kardinal, është edhe fatal! Është kardinal, ngase, e Ai e asocon bashkimin e dy Gjermanive (që në rastin e Serbisë me Kosovën, është antipod; etnik e etnopsikologjik!) si dy pjesë (gjermane tipike) të një (ish shteti e kombi) tërësie të njëjtë që (ishte ndarë padrejtësisht pas luftës së dytë botërore) u bashkuan sêrish pas fiks 44 viteve vetmie e vuajtjeje; sociale, ekonomike, ideologjike e kulturore!?

Pra, analogjia përveç që është e padenjë është edhe e pavend, edhe për faktin dhe aktin se përveç dallimeve sociale e politike, kemi të bëjmë edhe me dallime kohore, gjeopolitike e sosh gjeopolitike. Kurse, është fatal (natyrisht, për gjykimin tim sociologjike gjithnjë) nga shkaku se ky model procesin e bashkimit kombëtar midis Shqipërisë dhe Kosovës, lëre që e prolongon për dekada të tëra, por, ekziston mundësia që (përmes blerjes së kohës) edhe ta varros njëherë e përgjithmonë!

Ngase, askush s’ka asnjë garancion të vetëm se çfarë konfigurimesh gjeopolitike apo sosh gjeostrategjike do mund të marr jo vetëm Ballkani Perëndimor, por edhe i gjithë kontinenti i Evropës, në një të ardhme të largët! Kështu që defekti kardinal dhe ai fatal, e kanë të “ngarkuar” mbi supet e veta si mundësinë dhe gjasat e implementimit, ashtu edhe arsyen e dyshimit për t’u realizuar madje edhe si ide, e edhe si koncept politik.

2. Pra, nëse bazohemi në këtë analogji, i bie që; shanset për t’u “ribashkuar” (lexo; bashkëjetuar në ndërkohë dhe në një të ardhme, qoftë ajo e largët dhe hipotetike!) midis Kosovës dhe Serbisë, janë zero!? Janë zero, edhe për një arsye madhore, se në Marrëveshjen e Rambujes, janë dhënë ca garanci të parafinuara dhe të nënshkruara ku thuhet midis tjerash thuhet se; …Kosova, nuk do mund t’i bashkëngjitet në një të ardhme të afërt (me vullnet të vetin, se me luftë s’dihet…) as Serbisë e as Shqipërisë.

Asociacioni, që po e lyp në vazhdimësi Serbia, e që duket se është gatuar diku në “kuzhinat” antishqiptare në Beograd, i përngjan “shtratit të Prokrustit”, ngase, fuqia e shtrirjes dhe rritjes së kompetencave (sipas këtij modelit gjerman) lë hapësirë pothuajse identike të interpretimit; si për qeverinë e Kosovës, ashtu edhe për atë të Serbisë. Ky model madje, përveç komponentës ushtarake që mungon(!) i ka pothuajse gjitha skicat e një kornize bazë që të lë për të dyshuar se në një të ardhme të afërt, kjo krijesë centaur mund të “frymoj” de jure e de facto, edhe si një “Republikë e Kosovës dhe Metohisë”! ? Themi kështu, sepse shumë nga “paragrafët” e tij përveç formës “kreative” të interpretimit shumëformësh fshehin edhe djallëzinë e vetorganizimit (që ka formë dhe përmbajte të identifikuar) dhe atë të vet shkatërrimit (ku shkohet aq larg sa që; vetëm vetës së tyre dmth. Serbisë dhe “komunave serbe” në Kosovë) u jepet mandati dhe e “drejta e autoriteti” i zhbërjes së kësaj krijese “centaur”! Që s’mund të haset pothuajse askund as në praktikat e as në udhëzimet juridike në kontinent…

3. Qeveria aktuale, (para se ta REFUZOJ kategorikisht!) DUHET (me argumente; politike, sociologjike, demografike e historike, etj. ta DËSHMOJË (para Uashingtoit dhe Brukselit, po edhe para publikut lokal)se ideja e Asociacionit, ashtu siç po e kërkon Serbia (me kompetenca ekzekutive!) është tejet i rrezikshëm për sovranitetin e shtetit të Kosovës; është kurthi i radhës për ta kontestuar vendimmarrjen shtetërore; është një “kalë Troje”, për ta minuar në vazhdimësi dhe në mënyrë sistematike si identitetin shtetëror ashtu edhe sovranitetin (edhe ashtu të kufizuar) e Kosovës; është …!

Por, Qeveria bashkë me opozitën në Kuvendin e Kosovës, bashkë me ekspertët e gjitha lëmive relevante (jurist, ekonomist, historian, sociolog, antropolog,etj.), shoqëri civile, akademik, etj. duhet të ulen urgjentisht dhe të ofrojnë argumente të bollëkshme: juridike sidomos, historike më pak, politike më shumë, demografike më shumë, sociologjike me pak, …etj. për rreziqet, për pasigurinë, për jo stabilitetin , për… të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Madje edhe gjithë Evropës.

Kjo duhet të bëhet edhe për një arsye të fortë,sepse: Projekti franko-gjerman, sipas gjitha parametrave politik e sish juridik, fare nuk e ka synim pavarësimin e Kosovës! Nuk e ka as paradigmën e Marrëveshjes finale, e as të njohjes reciproke!? Kosova, anipse është në pozitën e palës në disavantazh ajo nuk mund dhe nuk duhet të viktimizohet shkaku i paqësimit dhe pajtimit të Serbisë me perëndimin. Është ky një absurd i llojit të vetë, kur dihet që Serbia në asnjë periudhë historike, nuk ka qenë me më pak aleatë e miq ndërkombëtar’. 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".