Muriqi zbulon detaje për Marca, tregon kur u desh të largohej për në Shqipëri i ndjekur nga lufta në Kosovë

  • S.A /
  • 12 January 2023 - 10:37
Muriqi zbulon detaje për Marca,  tregon kur u desh të largohej për në Shqipëri i ndjekur  nga lufta  në Kosovë

Futbollisti Kosovar Vedat Muriqi e ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin e madh spanjoll, Marca, ku ka rrëfyer shumë detje të pa njohura në karrierën e tij sportive, shkruan "Kosova Sot Oline".

Përveç pjesës së karrierës së tij, Muriqi foli edhe për periudhën e fëmijërisë.

Sulmuesi kosovar tregoi se si ishin dashur të largoheshin nga shtëpia në drejtim të Shqipërisë për shkak të luftës.

Unë gjithmonë them që asnjë qenie njerëzore nuk duhet të shohë gjërat që kam parë unë gjatë atyre viteve. Duhet të arratisesh nga shtëpia se erdhën disa ushtarë, të thanë se do të vendosin bomba dhe ti duhej të ikje. Shkuam në Shqipëri dhe ishte një kohë shumë e vështirë. Nëse shikoj pjesën pozitive, të përjetosh atë, tani më bën të vlerësoj gjërat e vogla shumë më tepër”, tha Muriqi.

(Kosova Sot Online )