Man United kompleton ekipin me huazimin e Wout Weghorst

  • S.A /
  • 13 January 2023 - 09:31
Man United kompleton ekipin me  huazimin e Wout Weghorst

 Ekipi i Manchester Unitedit  është kompletuar dhe përgaditur mirë për sezonin vijues  me huazimin e Wout Weghorst. Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se sulmuesi holandez ka përfunduar tashmë edhe testet mjekësore në Manchester United, shkruan "Kosova Sot Online".

Pas testeve mjekësore, thuhet se edhe të gjitha dokumentet janë nënshkruar – teksa tani pritet vetëm edhe zyrtarizimi nga klubi anglez.

Në marrëveshjen mes Man Unitedit dhe Burnleyt nuk është përfshirë opsioni i blerjes.

Kësisoj, 30-vjeçari do të kalojë pjesën e mbetur të sezonit si i huazuar në “Old Trafford”.

Më herët është raportuar se “Djajtë e Kuq” do të paguajnë 2.6 milionë funte për huazimin e Weghorst, i cili deri më tani ishte i huazuar te Besiktasi.

Ndryshe, Wout Weghorst me Burnleyn ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

(Kosova Sot Online )