Pasi mbrëmë u ndëshkua me karton të kuq, Fulhami u tall keq me Felixin

  • S.A /
  • 13 January 2023 - 13:13
Pasi  mbrëmë u ndëshkua me karton të kuq, Fulhami u tall keq me Felixin

 

Faqja zyrtare e Fulhamit në “Twitter” u tall keq me Joao Felixin, i cili në debutimin e tij me Chelsean u ndëshkua me karton të kuq. Skuadra e Marco Silvas doli fituese të enjten mbrëma, duke fituar me rezultatin 2:1, shkruan "Kosova Sot Online ". 

Në këtë ndeshje Felix ishte titullar, teksa u përjashtua në minutën e 58-të duke u ndëshkuar direkt me karton të kuq. Pas kësaj, Fulhami përmes faqes zyrtare në “Twitter” u tall keq me sulmuesin portugez.

“Adios Joao”, thuhej në postimin e klubit, që në shqip i bie: “Mirupafshim Joao”

"Adios” është fjalë spanjolle, teksa në gjuhën portugeze thuhet “Adeus”, sipas “SportBible”. 

Nuk dihet nëse ishte ky një gabim nga administratori i Fulhamit apo është një punë tallje nivelit tjetër

Megjithatë, pas pak kohe, postimi në fjalë u pa se ishte fshirë. 

(Kosova Sot Online )