Spalletti për Amir Rrahmanin: Nuk ka frikë të luajë edhe me 30-40 metra hapësirë pas vetes

  • S.A /
  • 14 January 2023 - 10:37
Spalletti për Amir  Rrahmanin: Nuk ka frikë të luajë edhe me 30-40 metra hapësirë pas vetes

Napoli ka arritur fitore të madhe në derbin e xhiros së 18-të në Itali duke e mposhtur me rezultat të thellë vendin e dytë, Juventusin 5-1. Njërin prej golave e shënoi edhe qendërmbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani, "Kosova Sot Online ". Pas ndeshjes, trajneri i Napolit, Luciano Spalletti e lavdëroi Rrahmanin. Ai tha se futbollisti kosovar nuk ka frikë të luajë në hapësirë.

“Kim dhe Rrahmani nuk kanë frikë të luajnë me 30-40 metra hapësirë ​​pas tyre dhe ndonjëherë na duhet të ndjekim topa të gjatë, por qëndrimi ynë bazë është ky. Në momentin që humbasim topin, duhet të bëjmë presion dhe ta kthejmë menjëherë”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online )