Transferimet për në Chelsea nuk kanë të ndalur, pas Mudryk radhën e ka anësori i PSV

  • S.A /
  • 16 January 2023 - 08:30
Transferimet për në Chelsea nuk kanë të ndalur, pas Mudryk radhën e ka anësori i PSV

Përforcimet e reja në klubin e Chelseas nuk po ndalen. Blutë” e Chelsea kanë qenë tepër aktiv këtë pauzë  dimri, ku deri më tani kanë afruar emra interesantë si Badiashille, Fofana, Mudryk e Joao Felix, por mesa duket “uria” e “londinezëve” për të blerë lojtarë të tjerë nuk ka fund, shkruan "Kosova Sot Online ".

Emri më i ri, në listën angleze vjen nga Hollanda dhe bëhet fjalë për anësorin e talentuar të PSV-së, Noni Madueke.

Sipas mediave evropiane, vetë trajneri i hollandezëve Van Nistelrooy ka konfirmuar interesimin e bluve, për 20-vjeçarin me origjinë angelze, i cili mund të ishte një transferim tepër interesant në rradhët e skuadrës së Potter. 

(Kosova Sot Online )