Strakosha do të largohet nga Anglia, gjigandët e Turqisë i ofrojnë vendin e titullarit

  • S.A /
  • 16 January 2023 - 08:36
Strakosha do të largohet nga Anglia, gjigandët e Turqisë i ofrojnë vendin e titullarit

Ylli i futbollit shqiptar,  Tomas Strakosha ka vendosur të  largohet nga Anglia, sepse gjigandët e Turqisë po i ofrojnë vendin e titullarit, shkruan "Kosova Sot Online".

Thomas Strakosha do të largohet nga Brentford në merkaton e janarit.

Disa ekipe janë lakuar si klube potenciale për transferimin e portierit shqiptar, i cili ka pas një periudhë të vështirë në Ishull.

Së fundmi mediat turke raportojnë se Fenerbahçe ka hyrë në garë për Strakoshën.

Gjigandët e Turqisë i ofrojnë vendin e titullarit portierit shqiptar, teksa mban vendin e dytë në kampionat pas Galatasaray.

(Kosova Sot Online )