Mourinho me fjalë të mëdha për shqiptarin Marash Kumbulla: Luan gjithmonë mirë, por para tij është njëri që i ha të gjithë

  • S.A /
  • 16 January 2023 - 09:50
Mourinho me fjalë të mëdha për shqiptarin  Marash Kumbulla: Luan gjithmonë mirë, por para tij është njëri që i ha të gjithë

Roma ka marrë fitoren e dytë radhazi, teksa ka mposhtur Fiorentinën me rezultat të pastër 2-0, fitore e cila i dedikohet edhe lojës së shkëlqyeshme të shqiptarit Marash Kumbulla, shkruan "Kosova Sot Online".

Giallorosët kanë ruajtur diferencën me skuadrat tjera që kërkojnë daljen në Evropë pas tre pikëve të arkëtuara në Olimpico.

Për mbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla ishte ndeshja e dytë radhazi që luan 90 minuta, pasi në formacionin bazë ishte edhe në mesjavë në Kupën e Italisë ku Roma mposhti Torinon 1-0. E për paraqitjen e shqiptarit fjalë të mira pati edhe trajneri i Romës, Jose Mourinho duke e cilësuar si një mbrojtës shumë të mirë. Megjithatë ‘Special One’ ka thënë se para Kumbullës është Roger Ibanez që e ka cilësuar brazilianin si një ‘kafshë’ që i ha të gjithë.

“Kumbulla është është një profesionist i vërtetë, por ai që i ha të gjithë në mbrojtje është Ibanez”.

“Marashi ka luajtur dy ndeshje në një cilësi të lartë. Është një profesionist i vërtetë. Ne kemi vetëm katër qendërmbrojtës dhe Marashi na jep gjithmonë reagime pozitive edhe pse në hierarki është i katërti”.

“Ai luan pak, por na jep përgjigje pozitive kur thirret në detyrë”, deklaroi Mourinho

Reprezentuesi shqiptar ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje këtë edicion me Romën, por sa herë është paraqitur ka dërguar sinjale pozitive te Special One.

22-vjeçari u kërkua nga Fiorentina, Lille e Torino, por Mourinho ka deklaruar se ai bën pjesë në planet e tij dhe se nuk do ta lejoj largimin e shqiptarit nga Roma.

(Kosova Sot Online )