Kompania e Piques fitoi më shumë se Barcelona dhe Real Madridi nga Superkupa e Spanjës

  • S.A /
  • 16 January 2023 - 16:49
Kompania e Piques fitoi më shumë se Barcelona dhe Real Madridi nga Superkupa e Spanjës

Është folur shumë për faktin se Superkupa e Spanjës është zhvilluar edhe një herë në Arabinë Saudite. Sigurisht që paratë flasin në futboll, arsyeja kryesore është fakti se RFEF (Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll) do të marrë rreth 40 milionë euro për turneun, ka shkruar “SPORT”, transmeton "Kosova Sot Online".

Real Madridi dhe Barcelona do të marrin nga 2.8 milionë euro për pjesëmarrjen e tyre. Valencia fitoi 1.7 milionë euro, ndërsa Real Betisi mori vetëm 750 mijë euro. Nga këto 40 milionë euro, 4 milionë euro i paguhen si komision kompanisë së Gerard Pique, “Kosmos”, për arritjen e marrëveshjes që Superkupa e Spanjës të zhvillohet në Arabinë Saudite.

20 milionë euro nga 23.7 milionë euro të mbetura do të kthehen në piramidën e futbollit profesionist spanjoll.

Pique u kritikua ashpër për kompletimin e marrëveshjes me presidentin e RFEF, Luis Rubiales, ndërsa ishte ende një lojtar aktiv për Barcelonën.

U raportua se si RFEF, ashtu edhe Pique, do të përfitonin financiarisht nga arritja e Barcelonës dhe Real Madridit në finale të Superkupës, ashtu edhe siç ndodhi.

(Kosova Sot Online )