Messi i qëndron besnik PSG-së, nuk është në bisedime me Al-Hilal

  • S.A /
  • 18 January 2023 - 16:25
Messi i qëndron besnik PSG-së, nuk është në bisedime me Al-Hilal

Spekulimet për largimin e Messit nga PSG tani po marrin fund. Lionel Messi është vendosur  që të rinovojë kontratën e tij me Paris Saint-Germian mes thashethemeve që e lidhin atë me një kalim te skuadra nga Arabia Saudite, Al-Hilal, shkruan "Kosova Sot Online".

Kontrata aktuale e Messit skadon në fund të sezonit dhe është përfolur për një rikthim në Barcelonë, por edhe një lëvizje në MLS apo Arabinë Saudite.

Skuadra saudite, Al-Hilal ishte shfaqur si skuadra e mundshme për transferimin e Messit pasi do të rivalizonte Al Nassr me transferimin e Cristiano Ronaldos. Megjithatë, ylli argjentinas duket se do të qëndrojë te PSG edhe për të paktën një sezon, pasi pritet të rinovoj kontratën. Al-Hilal thuhet se nuk i ka bërë asnjë ofertë 35-vjeçarit, pavarësisht mediave të shumta që raportojnë se ata duan të nënshkruajnë me argjentinasin.

Ndryshe, Messi do të luaj nesër (e enjte) një ndeshje miqësore ndaj një skuadre të kombinuar mes Al Hilal dhe Al Nassr.

(Kosova Sot Online )