Romero tregon arsyen pse i festoi Mbappes në fytyrë!

  • S.A /
  • 18 January 2023 - 16:46
  Romero tregon arsyen pse i festoi Mbappes në fytyrë!

Cristian Romero shpjegon arsyen pse i festoi në fytyrë Kylian Mbappe pas golit të tretë që u shënua nga Lionel Messi në finalen Argjentinë – Francë, përcjell "Kosova Sot Online" .

Lojtari që aktivizohet në radhët e Tottenham në Ligën Premier shprehet se sulmuesi francez ishte sjellë keq me shokun e tij të skuadrës, Enzo Fernandez dhe në këtë formë ai mori “hak”.

“I bërtita dhe i festova në fytyrë Mbappes sepse Enzo Fernandez foli më parë me atë dhe ai e trajtoi në një mënyrë të shëmtuar. Atëherë unë mora “hak” duke festuar në atë formë golin që shënoi Messi”, ka thënë Romero.

Ndër të tjera, 24-vjeçari tregoi edhe emocionet gjatë goditjeve të penalltive, ndërsa theksoi se ishte i vetmi që kishte guximin për të parë gjuajtjen e Messit. “Unë e pashë penalltinë që goditi Leo, isha i vetmi që mora guximin të shikoja. Por, e pranoj se pas këtij momenti nuk pashë asnjë penallti tjetër sepse isha gjithë kohën në gjunjë duke u lutur”, tha Romero. Në fund, Romero pati edhe një mesazh për Federatën e Argjentinës ku u shpreh se duhet të vijojnë projektin me trajnerin Lionel Scaloni.

(Kosova Sot Online )