Ronaldon e ndjek nostalgjija, publikon foto miqësore me Messin: Është mirë të shoh disa miq të vjetër

  • S.A /
  • 20 January 2023 - 08:42
Ronaldon e ndjek nostalgjija,  publikon foto miqësore  me Messin: Është mirë të shoh disa miq të vjetër

Tani më Cristiano Ronaldo bëri edhe paraqitjen e tij për herë të parë pas një muaji në një skuadër të kombinuar me futbollistët më të mirë të Al Nasr & Al Hilal all Stars ku ai ishte kapiten. Ronaldo shënoi dy gola në ndeshje, transmeton "Kosova Sot Online".

Cristiano Ronaldo u kthye për herë të parë pas një muaji në fushë të blertë duke shënuar dy gola në King Fahd Stadium në Riad të Arabisë Saudite.

Al Nasr & Al Hilal all Stars humbi nga skuadra e Lionel Messi me rezultat 5-4 PSG, megjithatë ishte një momenti i mirë ky që Ronaldo shënoi dhe ishte shumë i lumtur.

Pas ndeshjes, Ronaldo publikoi disa fotografi nga përballja, teksa vihet re edhe një fotografi me Messin.

Ai gjithashtu shkroi: “Është mirë të shohësh disa miq të vjetër”.

https://www.facebook.com/Cristiano/posts/781083046711571

(Kosova Sot Online )