Guardiola flet pas fitores me rikthim kundër Tottenhamit, ja pse ai nuk është i lumtur

  • S.A /
  • 20 January 2023 - 10:50
Guardiola flet  pas fitores me rikthim kundër Tottenhamit, ja pse ai nuk është i lumtur

Pep Guardiola ka dhënë një intervistë ekskluzive  pas ndeshjes, dhe  pavarësisht fitores së shkëlqyer me rikthim të Manchester Cityt kundër Tottenham Hotspurs të enjten mbrëma, ai ka shfaqur edhe paknaqësit e veta, shkruan "Kosova Sot Online".

City kishte një pjesë të parë për të harruar pas dy gabimeve të dobëta të cilat u shfrytëzuan nga dyshja e Spurs, Dejan Kulusevski dhe Emerson Royal.

Spurs shkoi në pushimin mes pjesëve me rezultat 2-0, ndërsa lojtarët e Cityt u pritën nga vërshëllimat goditjet e tifozëve të pakënaqur vendas.

Në pjesën e dytë, City tregoi zemër dhe shpirt të jashtëzakonshëm pasi dy gola të shpejtë nga Julian Alvarez dhe Erling Haaland barazuan rezultatin.

Rikthimi sensacional i Cityt u përfundua më pas pasi Riyad Mahrez shënoi në minutën e 63-të për 3-2 dhe me një tjetër në minutën e 90-të vulosi një fitore të madhe 4-2.

Megjithatë, pavarësisht rezultatit, Guardiola nuk ishte aspak i lumtur gjatë intervistës së tij pas ndeshjes. Spanjolli tha se lojtarëve të tij u mungonte guximi, pasioni, shpërthimi dhe dëshira për të fituar.

“Në mungesë të guximit, pasionit, zjarrit, dëshirës për të fituar nga minuta e parë. Njësoj edhe me tifozët, 45 minuta heshtin. Unë dua që tifozët e mi të kthehen! Jemi shumë, shumë larg nga të qenit në gjendje të konkurrojmë në nivelin më të lartë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Guardiola më pas deklaroi se ai nuk e njeh ekipin e tij pas betejave të tyre të fundit.

“Ne kemi një kundërshtar si Arsenali që shpërthen. Dy dekada pa fituar Ligën Premier. Po shpjegoj realitetin, gjithçka është aq komode, por kundërshtarët nuk presin. Nuk e njoh skuadrën time, ata kishin pasion dhe dëshirë për të garuar”.

“Jemi shumë larg skuadrës që kishim në sezonet e mëparshme. A mendoni se ky rikthim do të ndodhë çdo herë? Jo, nuk do të ndodh”.

“Sot ishim me fat. Nëse duam të fitojmë diçka ose të konkurrojmë – por duke u ankuar, duke u ankuar, duke u ankuar – nuk ka shanse të fitojmë asgjë:.

“A mendoni se ne do ta ndjekim diferencën me Arsenalin ashtu siç po luajmë? Në asnjë mënyrë”, përfundoi trajneri i Cityt.

Ndeshja e ardhshme për ekipin e Guardiolës do të jetë ndaj Wolverhampton Wanderers të dielën pasdite.

(Kosova Sot Online )