Cipri Tatarusanu po largohet nga Milani, del si futbollist i lirë

  • S.A /
  • 20 January 2023 - 11:13
Cipri Tatarusanu po  largohet nga Milani, del si futbollist i lirë

Vendimi  është i pa kthyeshëm. Ciprian Tatarusanu do të largohet nga Milani pas përfundimit të sezonit, shkruan "Kosova Sot Online".

Eksperti i transferimeve, Nicolo Schira, “Rossonerët” nuk do të rinovojnë kontratën me portierin rumun.

Kontrata aktuale e Tatarusanus skadon më 30 qershor 2023. Kjo nënkupton se ai do të largohet si lojtar i lirë.

Cagliari dhe Torino thuhet se janë klubet e interesuara për 36-vjeçarin.

Sipas Schiras, të dy klubet kanë kërkuar tashme informacione mbi mundësinë që të nënshkruajnë me të si lojtar të lirë.

Tatarusanu është pjesë e Milanit nga viti 2020. Ai këtë sezon ka regjistruar 17 paraqitje në të gjitha garat, teksa ka pranuar 21 gola. 

(Kosova Sot Online )