
Lexoni edhe:
Dështimi i diplomacisë e ka zanafillën që nga viti 2015
Faza çerekfinale e Kupës së Italisë pritet të jetë interesante. Pas ndeshjeve të 1/8 së finales, tashmë janë mësuar edhe çiftet çerekfinale të kësaj gare, shkruan "Kosova Sot Online ".
Kampioni në fuqi, Interi, do të përballet me Atalantan, më 31 janar. Njëherit kjo do të jetë edhe ndeshja hapëse e fazës çerekfinale. Juventus – Lazio pritet të jetë gjithashtu një përballje interesante, teksa Roma pritet të ketë punë më të lehtë pasi do të takohet me Cremonesen.
Dështimi i diplomacisë e ka zanafillën që nga viti 2015 Lexoni edhe:
Ndeshjet çerekfinale të Kupës së Italisë zhvillohen me sistemin prej një ndeshjeje. Do të ketë kohë shtesë dhe ekzekutim të penalltive nëse nevojitet.
Çiftet çerekfinale:
Inter – Atalanta (31 janar)
Roma – Cremonese (1 shkurt)
Fiorentina – Torino (1 shkurt)
Juventus – Lazio (2 shkurt)
(Kosova Sot Online )