Kush do ta "grabitë" i pari, Man United dhe PSG luftojnë për sensacionin e Athletico Paranaense

  • S.A /
  • 23 January 2023 - 08:43
Kush do ta

Manchester United mund të duhet të veprojë shpejt për të siguruar sensacionin brazilian, Vitor Roque këtë verë. Djajtë e Kuq tashmë janë duke formuluar plane për afatin e tyre veror, pasi kërkojnë të forcojnë skuadrën e Erik ten Hag, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas La Gazzetta dello Sport, United është i impresionuar me sulmuesin 17-vjeçar të Athletico.

Paranaense. Paris Saint-Germain është skuadra tjetër që po tregon interes për adoleshentin. Nëse United dëshiron të nënshkruajë me Roquen, ata mund të duhet të paguajnë klauzolën e tij të lirimit prej 55 milionë euro. Roque ka 13 gola dhe katër asistime në 52 ndeshje për skuadrën e parë. 

(Kosova Sot Online )