Mbappe po e imiton gjestin e shëmtuar të Emiliano Martinezit në Kampionatin Botëror

  • S.A /
  • 23 January 2023 - 11:34
Mbappe po e  imiton gjestin e shëmtuar të Emiliano Martinezit në Kampionatin Botëror

Kylian Mbappe dukej se imitonte gjestin e diskutueshëm të Emiliano Martinezit në Kampionatin Botëror në një lëvizje befasuese duke pasur parasysh talljet e vazhdueshme të Argjentinës, përcjell "Kosova Sot Online ".

Sulmuesi shënoi hat-trick për Francën në finalen e Botërorit, të cilën Argjentina e fitoi me penallti falë pjesërisht heroizmave të specialistit të pritjeve të peballtive, Martinez.

Portieri i Aston Villas vazhdoi të tallet me Mbappen duke kërkuar “një moment heshtjeje” për të në dhomat e zhveshjes. Më pas ai shkoi një hap më tej duke mbajtur një lodër me fytyrën e superyllit të Paris Saint-Germain gjatë paradës së fitores në Buenos Aires. E pakënaqur me sjelljen e tij, Franca paraqiti një ankesë zyrtare pasi u ndje sikur Martinez kishte tejkaluar kufirin. Mbappe në fakt nuk ishte i shqetësuar nga veprimet e Martinezit, megjithatë dha një përgjigje të matur. “Kam biseduar me të pas ndeshjes”, u tha Mbappe gazetarëve muajin e kaluar. “E përgëzova. Për të ishte një objektiv jetësor. Edhe për mua, por humba, ndaj duhet të jem sportist i mirë. Festat nuk janë problemi im, nuk humb kohë për gjëra të tilla të parëndësishme”.

Dhe Mbappe nuk duket se ka ndonjë problem me Martinezin pasi ai u filmua duke kryer të njëjtin gjest si ai. Pasi mori çmimin e tij “Doreza e Artë”, Martinez e vendosi në mënyrë të vrazhdë te organi gjenital, derisa këtë veprim e bëri edhe sulmuesi gjatë seancës stërvitore të PSG-së.

(Kosova Sot Online )