Ja si po e feston Ronaldo fitoren e parë në ligën arabe

  • S.A /
  • 23 January 2023 - 11:46
Ja si po e feston Ronaldo  fitoren e parë në ligën arabe

Cristiano Ronaldo i është gëzuar shumë fitores së parë zyrtare  në ligën arabe, transmeton "Kosova Sot Online".

Ylli portugez me ekipin e tij Al-Nassr e mposhti  ekipin Al-Ettifaq me rezultat minimal, 1:0, transmeton "Kosova Sot Online". Golin e fitores për ekipin e “CR7” e realizoi Anderton Ralisca në pjesën e parë me asistim të Abdulmajeed Al Sulaiheem.

Edhe pse nuk ia doli të linte gjurmë në këtë takim, 38 vjeçari u ndie i lumtur që skuadra e tij fitoi, ndërsa i falënderoi edhe tifozët për përkrahjen që ia dhanë ekipit. “Loja e parë, fitorja e parë, punë e mbarë djelmosha. I falënderojmë të gjithë tifozët për mbështetjen e jashtëzakonshme”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale. Ronaldo luajti gjatë tërë ndeshjes, ndërsa do ta kërkojë golin e parë në ekipin e ri në një ndeshje zyrtare vetëm në duelin e radhës. Al-Nassr prin në tabelën e Ligës Profesionale Saudite me 33 pikë të grumbulluara.

(Kosova Sot Online )