Prishtina i zhvillon sot e nesër dy ndeshje vendimtare në Estoni

  • S.A /
  • 24 January 2023 - 14:11
Prishtina i zhvillon sot e nesër dy ndeshje vendimtare në Estoni

Sigal Prishtina do t’i zhvillojë dy ndeshje në Grupin A të Ligës ENBL. Këto dy takime do të zhvillohen në Talin të Estonisë, përcjell "Kosova Sot Online "

Bardhekaltrit do të përballen sot me Siauliai, ku prishtinasit e kanë një fitore e tri humbje, ndërsa Siauliai dy fitore e një humbje.

Andaj, kjo pritet të jetë një sfidë mjaft interesante.

E nesër, Bardhekaltrit do të ndeshen me TalTech, që i ka katër humbje në katër ndeshje të zhvilluara.

Sigal Prishtina do të kualifikohet në rrethin e ardhshëm nëse:

Me dy fitore ndaj Siauliai dhe TalTech, si dhe Siauliai të humb nga Zielona Gora;

Me fitore ndaj Siauliai dhe TalTech, si dhe Zielona Gora të humb nga TalTech ose Siauliai;

Me një fitore ndaj Siauliai me 15 pikë dallim dhe dy humbja nga Siauliai në tri ndeshje (Kalev/Cramo 1-1, +3; Siauliai 1-0, +8; Prishtina 0-1, -11). 

Orari

E martë, 15:00: Siauliai – Sigal Prishtina

E mërkurë, 17:00: Sigal Prishtina – TalTech

(Kosova Sot Online )