Ajax me vendim ndëshkues, shkarkohet trajneri Schreuder

  • S.A /
  • 27 January 2023 - 08:56
Ajax me vendim ndëshkues, shkarkohet  trajneri Schreuder

Kontrata e trajnerit Schreuder ishte e vlefshme deri më 30 qershor 2024, por tani do të ndërpritet menjëherë për shkak të rezultatit të dobët në klub, shkruan "Kosova Sot Online". 

Pikët e shumta të humbura dhe mungesa e zhvillimit të skuadrës janë arsyet kryesore të këtij vendimi. Drejtuesit e klubit nuk kanë më besim në bashkëpunimin e mëtejshëm. Ajax njoftoi gjithashtu se do të ndërpritet edhe bashkëpunimi me ndihmës trajnerin Matthias Kaltenbach.

Alfred Schreuder erdhi nga Club Brugge te Ajax verën e kaluar. Trajneri ka punuar më parë në Ajax si ndihmës trajner nga janari 2018 deri në mesin e 2019.

(Kosova Sot Online )