Zbulohet plani i Cristiano Ronaldos, kur mendo ti rikthehet Evropës

  • S.A /
  • 30 January 2023 - 09:41
Zbulohet plani i  Cristiano Ronaldos, kur mendo  ti rikthehet  Evropës

Mësohet se Cristiano Ronaldo “do të kthehet në Evropë” në një fazë dhe nuk do ta përfundojë karrierën e tij të jashtëzakonshme në Arabinë Saudite. Këtë e pranon menagjeri i Al-Nassr, Rudi Garcia, përcjell (Kosova Sot Online ".

Superylli portugez e gjen veten në Lindjen e Mesme pasi u lirua si agjent i lirë nga Manchester United në nëntor 2022.

Ronaldo ishte i lidhur me një numër klubesh në atë fazë, nga Anglia në Amerikë, por përfundoi duke u angazhuar në kontratën më fitimprurëse në futbollin botëror ndërsa u largua nga garat evropiane.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare, e cila do ta shtyjë atë drejt ditëlindjes së tij të 40-të. Trajneri francez, i cili po punon me të madhin e të gjitha kohërave në Riad, ka thënë: “Cristiano Ronaldo është një shtesë pozitive, pasi ndihmon në shpërndarjen e mbrojtësve. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Ai nuk do ta përfundojë karrierën e tij në Al-Nassr, ai do të kthehet në Evropë”.

(Kosova Sot Online )