Ekspertët ligjor për krimet serbe të luftës në aksion për ta dokumentuar dosjen e krimeve serbe

Ekspertët ligjor për krimet serbe të luftës në aksion për ta dokumentuar dosjen e krimeve serbe
Ekspertët ligjor për krimet serbe të luftës në aksion për ta dokumentuar dosjen e krimeve serbe

Dardan Grapci

  • 30 January 2023 - 07:39

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Mendoj që momenti ka qenë shumë kohë më përpara, por duke e ditur që ish-pushtetarët politik të cilët thuajse nuk gjinden në Qeveri, janë fajtore për vonesën e kompletimit të dosjeve për krimet serbe në Kosovë. Tani është koha për të vepruar pa u vonuar duke nxituar sepse do të ishte gabim i pa falshëm historik nëse ndodhe që kjo çështje të mbetet akoma e injoruar dhe e anashkaluar.

Draft marrëveshja Franko-Gjerman do ishte mirë që mos të jetë në të njëjtën tavolinë, me të njëjtën temë e cila ka të bëjë me dosjen e krimeve serbe të luftës. Kjo për faktin që marrëveshja eventuale sipas propozimit franko gjerman është një dokument politik kurse çështja e krimeve është një fakt i dënueshëm juridik që duhet të pasqyrohet e të mbrohet, të dokumentohet nga grup ekspertësh të kësaj fushe , vendor dhe ndërkombëtar.

Prandaj qysh tani edhe faktori ndërkombëtare duhet të mendoj dhe të fillon që ta kushtëzoj dhe sanksionoj Serbinë duke e paralajmëruar për zgjerim të hetimeve për veprimet kriminale ndaj Kosovës, duke shfrytëzuar dhe argumentuar provokimet më të reja në Veri të Mitrovicës që po ndodhin nga njerëzit e paguar nga UDB-a e Serbisë dhe bandat mercenare të ardhura nga Rusia.

Disa nga politikanët serb, ata të krahut lindor pro rus dhe anti perëndimor, po mendojnë që ende është koha e Millosheviqit, por ajo kohe ka kaluar, kurse e kemi një diktator trashëgimtar të vazhdimit të politikës së njëjtë, veç se paksa më të perfeksionuar, përshtatur si të moderuar, e ai është ish asistenti besnik i Milosheviqit, Aleksandër Vuçiq.
Pra një gjë duhet të ceket, se Serbia shumë shpejtë do ta kupton që vetë është në kurth e jo Kosova, kurthin që po mundohet të ja përgatis Kosovës, në të njëjtin do të bije dhe kapet vet regjimi kriminal serb duke përjetuar një fund të turpshëm fatal.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".