Lexoni edhe:
Kjo është historia e rrugëtimi të vështirë të kosovarit Milaim Ramës për të arritur kulmin e futbollist profesionist
Joao Cancelo raportohet se është rrugës për t’u bërë lojtari më i ri i Bayern Munichut. Klubi gjerman dhe Manchester City kanë arritur marrëveshje për huazimin e mbrojtësit portugez, përcjell "Kosova Sot Online".
Sipas asaj që raporton gazetari i The Athletic, David Ornstein, Cancelo është nisur te kampioni i Bundesligës për të kompletuar kalimin.
Ai ka minutazhë të vogël te Citizens, dhe duket se i ka raportet e acaruara me Pep Guardiolan, ndërsa largimi është i pashmangshëm. Sipas Ornstein, Bavarezët do të ketë edhe opsionin për ta blerë Cancelon në fund të këtij sezoni dhe lëvizja me gjasë do të bëhet e përhershme.
Lojtari 28-vjeçar nuk shihet si pjesë e planeve të Guardiolas dhe Bayerni do të shpresojë në paraqitje pozitive nga pjesa e mbetur e sezonit për ta blerë kartonin e tij.
(Kosova Sot Online )