Reali e Barça pa spektaklin e finales, do të takohen vetëm në gjysmëfinale të Kupës

  • S.A /
  • 30 January 2023 - 14:18
Reali e Barça pa spektaklin e finales, do të takohen vetëm në gjysmëfinale të Kupës

Këtë vit nuk do ta shohim një El Clasico në finale të Copa del Rey, sepse sipas shortit të  hedhur sot është vendosur që Real Madridi dhe Barcelona të përballen në mes vete në gjysmëfinale të kësaj gare, përcjell "Kosova Sot Online".

Loja e parë do të luhet më “Santiago Bernabeu” më 1 ose 2 mars, kurse, loja e kthimit do të zhvillohet mes 4 dhe 6 prill. Ajo që konsiderohet si përballja më e madhe në botë e klubeve do të jetë pjesë e gjysmëfinales së Kupës së Spanjës.

E gjysmëfinalja tjetër do të jetë ajo mes Osasunës dhe Athletic Bilbaos. 

(Kosova Sot Online )