Dani Alves luan ndeshjen e tij të parë në burg, ja cilat janë kushtet

  • S.A /
  • 30 January 2023 - 14:46
Dani Alves luan ndeshjen e tij të parë në burg, ja cilat janë kushtet

Dani Alves ka luajtur ndeshjen e parë në burg, pasi u arrestua më shumë se një javë më parë pas akuzave për sulm sek*sual. Braziliani u arrestua më shumë se një javë më parë, pasi u akuzua për ngacmim seksual, i ndodhur në një klub nate të Barcelonës në fund të vitit të kaluar, përcjell "Kosova Sot Online".

39-vjeçari u largua nga klubi meksikan Pumas pas arrestimit dhe aktualisht po mbahet në një burg jashtë qytetit. Pavarësisht se është atje më shumë se një javë tani, Alves mbetet në Burgun Brian 2, i vendosur në Sant Esteve Sesrovires, pak jashtë qytetit, megjithëse ai pritet të apelojë për lirimin me kusht.

Ndërsa ai pret të lirohet, koha e tij në burg deri më tani është përshkruar nga gazeta spanjolle Marca, e cila thotë se mbrojtësi i djathtë ka luajtur ndeshjen e tij të parë në futboll. Ka detaje të kufizuara për ndeshjen, përveçse ajo u zhvillua të enjten dhe kuptohet se u prit me shumë interes nga të burgosurit.

Pjesa tjetër e atyre që ishin në burg donin ta shihnin atë duke luajtur drejtpërdrejt në oborrin e burgut, padyshim që shumëkush nuk do të prisnin ta shihnin ndonjëherë.  Një burrë që ishte mësuar ta shihte personalisht brazilianin, i cili tashmë e njihte para se të ndanin qelinë së bashku, ishte ish-truproja i Ronaldinhos, Coutinho. Ai ka qenë gjithashtu edhe sigurim në disa nga klubet e natës në qytetin e Barcelonës, dhe njohja me të mund të jetë arsyeja pse ai është përshtatur me jetën e tij në burg deri më tani.

(Kosova Sot Online )