
Lexoni edhe:
Arsenalit dhe Chelseat pajtohen për Jorginhon
Ylli i ri i Chelseat, Mykhailo Mudryk, u kritikua ashpër pasi përdori fjalën që u referohet personave me ngjyrë në një videoklip, i cili u postua edhe në rrjetet sociale, përcjell "Kosova Sot Online".
Nënshkrimi i ri prej 100 milionë euro përsëriti termin racial në një video në TikTok, që është shikuar mbi 200,000 herë.
Arsenalit dhe Chelseat pajtohen për JorginhonLexoni edhe:
Burime pranë anësorit ukrainas, këmbëngulin se ai thjesht po përpiqej të këndonte pjesë nga hiti i reperit amerikan Lil Baby të vitit 2017.
Mykhailo Mudryk ka kërkuar falje për videon, por fansat dhe aktivistët kritikuan sulmuesin ukrainas për përdorimin e gjuhës në klipin e TikTok “pavarësisht nga konteksti”.
Përfaqësuesi i Mudryk tha për The Sun: “Mykhailos i vjen thellësisht keq për çdo ofendim të shkaktuar nga video e postuar në llogarinë e tij TikTok”.
“Ndërsa qëllimi i tij ishte vetëm të këndonte tekstin e një kënge, Mykhailos i vjen keq për vendimin e tij dhe e pranon me gjithë zemër se nuk ishte e përshtatshme. Më pas, videoja është hequr”. Grupi kryesor i futbollit kundër racizmit, Kick It Out kritikoi videon duke thënë: “Kick It Out dënon përdorimin e të gjitha sharjeve racore, duke përfshirë fjalën që u referohet personave me ngjyrë, pavarësisht nga konteksti”.
Videoja e plotë e Mudryk që zgjat dy minuta e 43 sekonda, përmban fjalën që u referohet personave me ngjyrë 16 herë.
(Kosova Sot Online )