Napoli ka një shpërblim special për Rrahmanin

  • S.A /
  • 31 January 2023 - 13:44
Napoli  ka një shpërblim special për Rrahmanin

Ekipi i Napolit po vazhdon të shkëlqejë në futbollin italian, por edhe në garat evropiane.E për këtë, meritat më të mëdha i kanë futbollistët, në mesin e të cilëve po dallohet kosovari Amir Rahmani.  Rrahmani  po i jep siguri mbrojtjes së ekipit të Luciano Spallettit.

Për këtë arsye, napolitanët po planifikojnë ta shpërblejnë shumë shpejt përfaqësuesin kosovar. Sipas mediave italiane, Napoli do t’ia vazhdojë kontratën ish-futbollistit të Dinamo Zagrebit e Veronës bashkë me tre lojtarëve të tjerë të ekipit, Stanislav Lobotka, Juan Jesus e Giovanni Di Lorenzo. Futbollistit kosovar do t’i skadojë kontrata aktuale në vitin 2024, por lideri i Serie A po mendon ta “blindojë” atë me një kontratë të re afatgjate pasi Rrahmani është njëri prej liderëve të ekipit. Natyrisht, atij do t’i rritet edhe rroga vjetore, e cila në kontratën e re mund të jetë 2,5 milionë euro. Napoli me Rrahmanin e të tjerët po shkon me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit në Itali. 

(Kosova Sot Online )