Të gjithë kundër: Jo Asociacionit një nacional serb në Kosovë

Të gjithë kundër: Jo Asociacionit një nacional serb në Kosovë
Të gjithë kundër: Jo Asociacionit një nacional serb në Kosovë

Muhamet Kelmendi

  • 31 January 2023 - 12:53

Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi

-Sot, nga Ambasada e SHBA-ve, janë ftuar përfaqësuesit e partive politike dhe të shoqërisë civile, si dhe nga pushteti në një takim në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë. Mendohet për Asociacion? Ftesa e tillë jep për të kuptuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, nëse veç nuk diskutohen modalitetet, kuptohet për të parë qëndrimet e brendshme, por shkohet në organizim, organizohet dhe themelohet jashtë organeve legjitime te Republikës. Forma e tillë është jo ligjore. Asociacioni është ne kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës në formën e bartjes së pushtetit lokal në Asociacion. Kjo, edhe për faktin se Asociacioni një nacional ne shtet multinacional të Kosovës nuk lejohet me Kushtetutë. Ligjërisht është e pa mundur. Formimi i Asociacionit një nacional serb krijon de-jure një subjekt të ri juridiko-politik dhe një nivel tjetër të pushtetit. Me kompetencat e komunave që barten ne Asociacion kemi nivel të ri të pushtetit. Thjeshtë krijohet një autonomi e gjërë politike, juridike e kulturore. Po i përmendi vetëm disa kompetenca: 1. Planifikimi hapësinor. 2 infrastruktura, 3. Arsimi, shkenca dhe kultura. 4. Administrata. 5. Sistemi gjyqësor dhe prokurorial. 6. Komandimi me policinë. 7. Prona dhe tërë sistemi ekonomik. Tërë këto kompetenca i ka komuna me shumicë serbe. Gjykatat dhe prokuroria iu kane dhënë me marrëveshje të nënshkruar nga Mustafa-Thaçi. Policia është vënë nën komandën e komunave me shumicë serbe. Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë nga z. Thaçi. Kjo u pa në rastin e dorëheqjes së policëve serbe në veri të Kosovës. Atje kemi për katër komuna një udhëheqës serb. Këtë do ta ketë Asociacioni për komunat me shumice serbe. Ka edhe shumë kompetenca tjera.... Mendohet se në Asociacion krijohet një organ udhëheqës. Asociacioni ka gjithashtu kryetarin, Këshillin a Kuvendin, si dhe administratën e vetë, që vepron në kuadër të statutit. Asociacioni ka financat e veta. Financohet edhe nga Serbia. Shuarjen e Asociacionit nuk mund të bëjnë organet qendrore në Prishtinë. Shuhet me vendim të komunave themeluese. Me kompetencat që barten nga komuna në Asociacion krijohet de-jure, veç de-fakto, një subjekt i ri autonom. Faktet e tilla tregojnë formimin edhe të një subjekt të ri serb në Ballkan. Natyrisht, se SHBA-të mund të organizojnë Asociacionin. Këtë mund ta bëjnë edhe pa asnjë përfaqësues të skenës politike, kulturore dhe civile e arsimore të Republikës së Kosovës. Kjo, për faktin se për shqiptarët, çdo gjë që vjen nga SHBA-të, pranohet. Shqiptarët nuk e kundërshtojnë. Mirëpo, kjo nuk prodhon paqe. Tash mendohet se Kosova dhe shqiptarët pajtohen. Por, çka në të ardhmen? Gjeneratat që vijnë ndoshta nuk do të pajtohen me këtë subjekt! E ardhmja do të jetë kallxuesi më i qartë. Vetë ky fakt tregon se është e domosdoshme që të përfshihen në dialog organet e Kosovës. Këtu është fjala për Kuvend dhe pushtet ekzekutiv. Nuk është mirë të bëhet anashkalimi i pushtetit të dalë nga votat në Kosovë. Asociacioni, në çfarëdo forme që themelohet, është antikushtetues dhe prodhon konflikte në Kosovë. Të gjithë kundër Asociacionit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".