Llapjanët më të fortë me mbrojtësin e "importuar" nga kameruni

  • S.A /
  • 01 February 2023 - 09:50
Llapjanët më të fortë me mbrojtësin e

Klubi  llapjan  e ka bërë edhe  një hap përpara. Klubi nga “Zahir Pajaziti” ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se i ka siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit kamerunas, Alex Raoul Leyi. Sipas llapjanëve, lojtari do t’i bashkohet ekipit të gjatë javës së ardhshme, përcjell "Kosova Sot Online".

Tek Llapi thonë se e kanë vëzhguar qe një kohë futbollistin dhe se besojnë që ai do të jetë i dobishëm në pjesën e dytë të sezonit.

Llapjanët premtojnë përforcime të tjera gjatë ditëve në vazhdim pasi duan ta kenë një pranverë të suksesshme.

Fituesi aktual i Kupës së Kosovës e ka mbyllur pjesën e parë të sezonit në Superligë në vendin e gjashtë me 20 pikë, prej tyre 5 fitore, 5 barazime e 8 humbje, duke i shënuar 23 gola dhe duke i pësuar 28. 

(Kosova Sot Online )