Basketbolli në zi, ndërron jetë sportistja 19 vjeçare

  • S.A /
  • 01 February 2023 - 10:56
Basketbolli  në zi, ndërron jetë sportistja 19 vjeçare

Basketbollistja e re malazeze, Ivona Djikanovic ka ndërruar jetë në moshë të re, përcjell "Kosova Sot Online ".

19 vjeçarja po luftonte qe një kohë me një sëmundje të rëndë, së cilës nuk mundi t’i bënte ballë, njoftojnë mediat malazeze.

Ivona më saktësisht ishte duke u përballur me leukeminë akute, ndërsa kishte shkuar në Turqi për trajtim.

Por, për fatin e saj të keq, sëmundja iu përhap nëpër trup dhe më s’kishte shpëtim. Djikanovic është marrë me basketboll që nga viti 2016, ndërsa ka luajtur për ekipet Roling dhe ZKK Niksic. 

(Kosova Sot Online )