Conte bëhet operacion, mungon në derbin me Manchester Cityn

  • S.A /
  • 01 February 2023 - 15:35
Conte bëhet operacion, mungon në derbin me Manchester Cityn

Para derbit me Manchester Cityn, Conte bëhet operacion, sepse  trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte është diagnostikuar me kolecistit dhe do t’i nënshtrohet një nderhyrje  për të hequr fshikëzën e tëmthit, përcjell 'Kosova Sot Online".

Skuadra e Ligës Premier zbuloi se italiani kohët e fundit nuk ishte mirë dhe kishte dhimbje të forta barku dhe ekzaminimet e kryera treguan në një diagnozë të kolecistitit, i cili duhet të trajtohet me kirurgji. “Pas një diagnoze të kolecistitit, ai do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e fshikëzës së tëmthit sot dhe do të kthehet pas një periudhe rikuperimi.

Të gjithë në klub i urojnë atij më të mirën”, thuhet në komunikatën zyrtare të Spurs. Tottenhami do të takohet me Manchester Cityn e Pep Guardiolës të dielën. Nëse Conte nuk rikuperohet në kohë për ndeshjen, ai do të zëvendësohet nga ndihmësi i tij Cristian Stellini, i cili është ndihmëstrajner i italianit. Conte ka fituar 37 nga 66 ndeshjet e tij në krye të Tottenham që nga emërimi i tij në nëntor 2021. 

(Kosova Sot Online )